75 Mall Live Search
11:16 / E Diele, 31 Gusht 2025 / BA

Ky është i mituri që u raportua i zhdukur në Deçan, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Familja e Eglantin Qorraj, një djali të mitur në Carrabreg të Deçanit, po kërkon ndihmë në gjetjen e tij, i cili u raportua i zhdukur të shtunën në mëngjes.

I mituri nuk gjendet në gjendje të mirë shëndetësore, andaj dhe familja po kërkon bashkëpunim në gjetjen e më të dashurit të tyre.

Për rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se, djali i tij i mitur, i cili ka probleme shëndetësore ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.