75 Mall Live Search
08:42 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Ky është i moshuari që humbi jetën në aksidentin me fatalitet në Mitrovicë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në qytetin e Mitrovicës, ku humbi jetën një person rreth orës 16:00 në fshatin Rekë të Mitrovicës.

I ndjeri po drejtonte motoçikletën në momentin që u godit nga vetura.

67 vjeçari që ka ndërruar jetë është Nazif Zeneli nga fshati Zjaqë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë asamblisti Xhafer Preteni që ka lidhje familjare me të ndjerin.