75 Mall Live Search
23:46 / E Martë, 14 Qershor 2022 / OSH

Ky është i plagosuri me thikë në Pejë

IndeksOnline më parë raportoi për një therrje me thikë në qendër të komunës së Pejës.

Po ashtu, IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se viktima është Faruk Rexhepaj nga fshati Loxhë.

Gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe po trajtohet në spitalin e Pejës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës dhe po merret me rastin.

Kurse nuk janë ende të ditura shkaqet e këtij incidenti./IndeksOnline/