Ky është i riu në Deçan që goditi babain me sëpatë
Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme na fshatin Isniq të komunës së Deçanit, ku dyshohet se i biri ka goditur me sëpatë babanë e tij.
Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se i dyshuari është K.Musshabanaj.
Ndërsa viktima është ish-ushtar i UÇK-së, A.Musshabanaj.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar në spitalin rajonal të Pejës,
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për sigurim, pas trajtimit në QMF është udhëzu për në Pejë, është edhe prokurorja e shtetit që ka kontaktu viktimën aty, dhe është njoftuar me lëndimet. Është urdhëruar rasti të trajtohet sektori i hetimeve rajonale, krimet serioze. Nuk ka ende person të arrestuar”, ka thënë Gashi./IndeksOnline/

