75 Mall Live Search
11:33 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ky është i riu, nga Deçani, që vdiq mbrëmë në aksident

Fatlind Hysenaj nga fshati Lëbushë i Deçanit ka humbur jetën mbrëmë në një aksident te Isniqi afër Deçanit.

Aksidenti ka ndodhur derisa drejtuesi i automjetit kishte qenë duke qarkulluar nga drejtimi i Deçanit në drejtim të Pejës, shkruan Indeksonline.

Më të arritur në fshatin Isniq në vendin e quajtur “Te ura e Demës’, për shkak të shpejtësisë shumë të madhe kishte humbur kontrollin mbi timon, kishte dalë jashtë rruge në të djathtë dhe ishte përplasur me një shtëpi.

Nga aksidenti me lëndime të rënda ka përfunduar një i ri tjetër, Shkëlqim Kameraj që po trajtohet në QKUK./Indeksonline/