Ky është i riu nga Klina që vdiq mbrëmë në aksident

Mbrëmë në fshatin Grabanicë të Klinës ndodhi një aksident me fatalitet.
Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore.
Indeksonline mëson se i riu që humbi jetën është Endrit Dakaj nga Corviku i Klinës.

Ndryshe, rasti mbrëmë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura.
