17:36 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Ky është i riu nga Lipjani që vdiq në aksidentin e sotëm në Suharekë

Sot në mesditë, në magjistralen Suharekë-Shtime, përkatësisht te Giri në Suharekë, ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku humbën jetën tre persona.

Në aksidentin që ndodhi mes një veture, një kamioni dhe një kamionete, vdiqën tre djem të rinj, shkruan Indeksonline.

Njëri ishte nga Prishtina, kurse dy nga Lipjani. Indeksonline merr vesh se njëri nga të rinjtë e Lipjanit që ndërroi jetë në aksidentin fatal është Leonard Retkoceri (1998) nga fshati Llugaxhi i kësaj komune.

Prokurori ka bërë të ditur se tre të rinjtë kishin marr veturën me qera, me të cilën u aksidentuan sot rreth orës 12:30.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal dhe Prokurorit te Shtetit bëhet e ditur se  shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë drejtuesi i  veturës i cili hynë ne tejkalim ne vendin e ndaluar (vije e plotë dhe kthesë) dhe ne mënyrë frontalë goditë kamionin i cili ishte ne drejtimin e kundërt, ku për pasojë shkakton aksident trafiku me fatalitet. /Indeksonline/