75 Mall Live Search
09:22 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

I riu nga Prizreni, që humbi jetën në aksident trafiku

Të dielën mbrëma ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në rrugën Tupec-Landovicë, rrugë lokale, e cila lidhet me rrugën Landovicë-Prizren.

Për pasojë të këtij aksidenti lëndime të rënda kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri. Njësitë e emergjencës pas daljes në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e pasagjerit në vendngjarje.

Viktima është Leotrim Çoqaj, i lindur në vitin 2000, transmeton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e specializuara të hetimeve rajonale të trafikut dhe me njoftimin dhe autorizimin e prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari, shoferi është ndaluar në mbajtje për 48 orë./IndeksOnline/