Ky është i riu që e plagosi një person në Pejë

Indeksonline ka raportuar për të shtëna me armë zjarri në Qarshinë e Gjatë në Pejë, ku si pasojë është plagosur një person.
I plagosur mbeti Sezair Belegu, ndërsa personi që e plagosi atë është Bashkim Racaj, i cili tashmë është arrestuar.
Kështu bëjnë të ditur burimet e Indeksonline, derisa motivi i kësaj ngjarje mbetet i panjohur.

Ndryshe, lidhur me rastin është deklaruar edhe Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.
“Sot me datë 11.10.2021, rreth ores 18.00, në “qarshinë e gjatë” në Pejë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, viktima është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa i dyshuari i këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, u shpreh ai./Indeksonline/

