75 Mall Live Search
19:58 / E Shtunë, 20 Nëntor 2021 / OSH

Ky është i riu që humbi jetën në Prevallë

24 vjeçari nga Kaçaniku që humbi jetën pasi ra në një humnerë në Prevallë është A.Gjini.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për IndeksOnline.

“Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.