00:48 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Ky është i riu që humbi jetën nën rrënojat e hotelit në Mitrovicë

Drejtori i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e vdekjes së 27 vjeçarit, pas shembjes së një ish-hoteli në Mitrovicë.

“E kemi gjetë pa shenja jetë, procesi ka qenë shumë delikat. Ne jemi mundu shumë por që nuk ia kemi arritë më herët ta gjejme. Personi është Visar Behrami nga fshati Vidimriq”, ka thënë ai shkurt për media- transmeton Indeksonline.

Ndryshe, bëhet e ditur se prokuroria ka ndaluar dy persona, punëdhënësin dhe punëkryesin. /Indeksonline/