75 Mall Live Search
12:06 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ky është i riu, që humbi jetën pas përplasjes në ajër me paragjllajd

Korisha ishte vendi i tragjedisë për të riun Fatos Gërxhaliu.

I riu nga Vushtrria u përplas në ajër me paragllajd me një femër 23- vjeçare. Gërxhaliu nuk u ka mbijetuar plagëve të marra duke ndërruar jetë mbrëmë në QKUK.

Ekipet kujdestare të Komisionit për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve aeronautike (KHAIA) kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkërisht me njësitet rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren dhe kanë ekzaminuar provat në terren.

KHAIA-ja, do të hapë hetime për këtë rast dhe raporti përfundimtar, i cili do të përfshijë rekomandimet do t’i dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës./Indeksonline/