75 Mall Live Search
09:35 / E Premte, 21 Korrik 2023 / LB

Ky është i riu që u godit për vdekje me thikë mbrëmë në Viti

Një i ri është goditur për vdekje mbrëmë në Viti. Viktima është B.Gjymshiti nga fshati Lubishtë e Vitisë.

Pas plagosjes më thikë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Viti, e më pas është transferuar në Gjilan, si pasojë e plagëve që kishte pësuar.

I riu që u godit me mjet të mprehtë nuk arriti t’iu bëjë ballë lëndimeve dhe fatkeqësisht ndërroi jetë. Trupi i të riut është dërguar për obduksion./Indeksonline/