75 Mall Live Search
10:40 / E Martë, 27 Maj 2025 / L K

Ky është i riu që u plagos mbrëmë në Vrellë të Istogut

Një person është plagosur mbrëmë vonë në Vrellë të Istogut. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i plagosuri është A.Maraj.

Gjithnjë sipas burimeve të Indeksonline, Maraj dyshohet se ishte duke pastruar armën e tij kur padashje i ka shkrepur një plumb në gjoks.

19 vjeçari po trajtohet në Klinikën Torakale në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë./Indeksonline/