75 Mall Live Search
09:25 / E Shtunë, 26 Gusht 2023 / kutia

Ky është i riu që vdiq në afërsi të vendit të punës, në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në afërsi të një objekti në Prizren është gjetur pa shenja jete një person.

Sipas policisë, vdekjen e ka konstatuar mjeku, teksa bëhet e ditur se i njëjti kishte qenë punëtor ndërtimi në kompani.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se i vdekuri është Shpejtim Gashi, I moshës 30 vjeçare.

“Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion, ndersa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh. /IndeksOnline/