Ky është i riu që vdiq në vetaksidetin në Podujevë

Indeksonline ka raportuar për një vetaksident në fshatin Obranqë të Podujevës ku si pasojë një i ri mbeti i vdekur.
Burimet tona tregojnë se i riu që vdiq është 16-vjeçari E.Blakqori.

Ndryshe, rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 13:30, është raportuar për një vetë aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Obranqë të Podujevës.

Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti një person ka humbur jetën.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, u shpreh ai.
