75 Mall Live Search
09:03 / E Hënë, 03 Korrik 2023 / L K

Ky është i riu që vdiq pasi dyshohet se ra nga ballkoni në Ferizaj

Një 26-vjeçar ka vdekur në Ferizaj pasi dyshohet se ka rënë nga ballkoni i katit të tretë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

IndeksOnline mëson së behët fjalë për  R.Kashtanjeven.

Ndërsa, nga policia është bërë e ditur se vdekja e të riut është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjekët dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Mbrëmë, rreth orës 19:45 kemi pranuar një informatë se në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj një person R.K ( M/K) 26 vjeçar ka rënë nga terasa katit të III-tê të një obkekti banesor në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.

Veç policëve të rendit në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë nisur hetimet.

Nga hetimet e para mësohet se viktima derisa ishte në ballkon ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit në tokë.

Janë njoftuar edhe Inspektorët e punës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ” Vdekje e dyshimtë”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell IndeksOnline.