Ky është i riu shqiptar që humbi jetën në një aksident në Gjermani

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani ku ka humbur jetën një shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Omer Islami nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, ka humbur jetën në një aksident të rëndë që ndodhi të mërkurën pasdite në afërsi të qytetit Kulmbach.
31 vjeçari para dy viteve kishte shkuar në Gjermani, dhe në një kompani gjermane.
Makina e tipit “Mercedes” që po drejtonte është përplasur me një kamion dhe siç raportohet nga mediat gjermane, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.