14:27 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ky është i vetmi këngëtar shqiptar, që Richard Grenell e ndjek në Instagram

Shefi i Intelegjencës Kombëtare të Amerikës, Richard Grenell, ka qenë së fundmi emri më i përfolur në Kosovë, për shkak të angazhimeve të tij në zhvillimet politike në vend.

Grenell përpos që njihet mirë me figurat politike të Kosovës, ai duket se njeh edhe një këngëtar të estradës shqiptare që e ndjek në llogarinë e tij në Instagram, shkruan Indeksonline.

Bëhet fjalë për këngëtarin Ardian Bujupi, i cili duket se është i vetmi këngëtar shqiptar që Richard Grenell e ndjek.

Kujtojmë që Grenell njihet si një personalitet mjaft aktiv nëpër rrjetet sociale si Twitter apo Instagram. /Indeksonline/