75 Mall Live Search
23:00 / E Mërkurë, 23 Gusht 2023 / AR

Ky është i vetmi që po i qëndron pranë Britney Spears pas divorcit

Vëllai i Britney Spears po ndërhyn për të mbështetur yllin e popit mes divorcit të saj nga Sam Asghari, thotë një burim për Page Six.

“Ai ka qëndruar pranë dhe e ka ndihmuar atë së bashku me një terapist,” ndan burimi i brendshëm, duke e quajtur praninë e Bryan “një gjë e shkëlqyer për të gjithë” familjen Spears.

Mediat raportuan se Britney, 41 vjeç, ishte “izoluar” në rezidencën e saj në Thousand Oaks, Kaliforni, pasi Asghari, 29 vjeç, “e braktisi” atë dhe vendosi për t’i dhënë fund martesës së tyre 14-mujore të mërkurën e kaluar.

Britney nuk i ka marrëdhëniet e mira me anëtarët e tjerë të familjes së saj, kryesisht me babain me të cilin prej vitesh ishte në betejë ligjore, por as me të ëmën të cilës i është larguar prej kohësh.