12:00 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ky është i vetmi shtet në botë që ISIS i frikësohet…

Edhe pse i kemi parë shpeshherë të bëjnë ekzekutime makrabe, ekziston një shtet që grupi terrorist “Shteti Islamik” i frikësohet.

Ky shtet është Izraeli. Sipas ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes, Nëntorin e kaluar luftëtarët e ISIS kërkuan falje pasi nisën një sulm ndaj ushtarëve izraelitë në rajonin Golan në Siri. “Ishte një rast kur ISIS hapi zjarr dhe më pas kërkoi falje”, tha ish-zv/ministri i Mbrojtjes Ya’alon.

Luftëtarët e ISIS sulmuan një patrullë ushtarake në anën izraelite. Më pas, ushtria izraelite sulmoi terroristët me tanke dhe aeroplanë, duke vrarë katër prej tyre. Kjo ishte përplasja e parë direkte mes forcave izraelite dhe militantëve të ISIS. Më pas, Shteti Islamik kërkoi falje.

Sipas gazetarëve perëndimorë që kanë hyrë në territoret e ISIS dhe kanë mbijetuar, Izraeli është i vetmi vend në botë që grupi terrorist ISIS e ka frikë pasi beson se ushtria e saj është shumë e fortë për t’u mundur. Rajoni Golan ndodhet në Sirinë jugperëndimore dhe një pjesë e saj u aneksua në vitin 1967 nga Izraeli përmes luftimeve dhe asnjëherë nuk është njohur nga bashkësia ndërkombëtare.

 

Temat: