20:44 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ky është ideatori i posterit falenderues ndaj Anglisë që do të shfaqet në ndeshje

Kosova sot do të luaj kundër Anglisë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Por, pavarësisht kësaj gare, kosovarët asnjëherë nuk e harrojnë kontributin e anglezëve si në luftë ashtu edhe në pavarësinë e vendit tonë, shkruan Indeksonline.

Një i ri nga Podujeva, emri i të cilit është Pajtim Kapiti, e që jeton në Londër, ka realizuar një poster, në të cilën shfaqen disa imazhe që tregojnë ndihmën e britanikëve dhe miqësinë e tyre të përhershme me Kosovën, e ku shkruhet: Ne kurrë s’iu harrojmë juve, falënderues gjithmonë!

Ky poster është shfaqur edhe në duar të tifozëve para ndeshjes, por do të jetë prezent edhe në stadium./Indeksonline/