75 Mall Live Search
09:51 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / L K

Ky është istogasi, që u arrestua dje pasi sulmoi një person më shufër hekuri

Stacioni policor në Istog është njoftuar mbrëmë se në fshatin Studenicë ka ndodhur një rast.

Me të arritur në vendin e ngjarjes te shtëpia e viktimës është kuptuar se një person është sulmuar në shtëpinë e tij me shufër hekuri.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se i arrestuari është Berat Maxharraj ndërsa viktima është i familjes Belaj.

I lënduari fillimisht është dërguar në Spitalin e Pejës e më pas është nisur për në QKUK.

Me vendim të prokurorit, Berat Maxharraj është dërguar 48 orë në mbajtje./Indeksonline/