75 Mall Live Search
14:23 / E Diele, 02 Janar 2022 / MSH

Ky është istogasi që u ekstradua në Gjermani, akuzohet për dy vepra penale

Gjatë ditës u raportua për një kosovar nga Istogu, i cili po kërkohet ndërkombëtarisht.

48 vjeçari ishte spallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Kanosje”.

I njëjti u vë në pranga sot, në pikën e kalimit kufitar në Morinë.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se bëhet fjalë për Arsim Deliaj nga fshati Cërrkolez i Istogut.

Sipas specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës, ekstradimi i tij do bëhet mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Ky është njoftimi i Policisë së Shtetit të Shqipërisë:

Vihet në pranga një  shtetas, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Kanosje”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: A.D., 48 vjeç, banues në Istog, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Wiesbaden Gjermani,  për veprat penale  “Grabitje me dhunë” dhe “Kanosja”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.