75 Mall Live Search
14:29 / E Enjte, 19 Shtator 2024 / L K

Ky është izraeliti, që po përgatitej nga Irani për eliminimin e Netanyahut

Një shtetas hebre, i cili dyshohet se ishte rekrutuar nga Irani për ta vrarë zyrtarë të lartë të qeverisë, është arrestuar në Izrael.

Thuhet se qëllimi ka qenë vrasja e kryeministrit Benjamin Netanyahu, ministrit të Mbrojtjes Joav Galant ose kreut të shërbimit të brendshëm të inteligjencës Shin Bet, Ronen Bar.

I dyshuari quhet Moti Maman dhe është 73 vjeç.

Biznesmeni jetonte për një kohë të gjatë në Turqi dhe kishte kontakte edhe me iranianë atje.

Në muajt e fundit ai u kontrabandua në Iran dy herë me një kamion nëpërmjet Turqisë për takime me përfaqësuesit e shërbimit sekret iranian dhe kishte marrë tashmë 5.000 euro shpenzime për planet e vrasjes.

Burri kishte kërkuar një milion për të kryer këtë akt./Indeksonline/