75 Mall Live Search
10:00 / E Hënë, 21 Nëntor 2022 / B O

Ky është kadeti i Policisë që humbi jetën në aksidentin në Klinë

Në orët e para të mëngjesit, një i ri ka humbur kontrollin me veturën e tij në fshatin Jashanicë duke humbur jetën tragjikisht.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Flordian Shabaj nga fshati Nabërgjan i Pejës.

I riu ishte kadet i Policisë dhe po nisej për në Vushtrri ku po shkollohej në Akademinë e Policisë që ndodhet në këtë qytet./Indeksonline/