21:49 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / AR

Ky është kamarieri që vrau klientin për një vend parkimi në Sarandë

Del foto e Xhanelo Tarja 24 vjeç, kamarieri që vrau me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakiaj, pas një sherri që bënë për parkimin e makinës.

Viktima kishte parkuar mjetin në restorantin ku punonte i riu, dhe pas një debati verbal mes tyre, ky i fundit mori një thikë dhe qëlloi mbi 41-vjeçarin duke e lënë të vdekur.

Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.