Ky është kamermani që u arrestua në Suharekë

Kamermani i “Ekonomia Online”, Albion Selitaj, është arrestuar nga Policia e Kosovës gjersa ishte duke xhiruar në sallën ku mbahej takimi mes ndërrmarrjes AgroKosova Holding dhe AKP-së, shkruan IndeksOnline.
AKP gjatë takimit ka insistuar që mediat të largohen nga salla meqë rast fillimisht kjo u kundërshtua.
Pas disa minutave Policia e Kosovës largoi dhunshëm nga salla mediat ku kamermani Selitaj ka kërkuar mos t’i bëjnë presion për të dalë jasht.
Me këtë rast, Selitaj u arrestua nga disa policë.
Gazetarët dhe kamermanët kishin marrë rrugën për në Suharekë në mëngjesin e së enjtes për të përcjellë konferencën e ndërramrrjes AgroKosova Holding e cila kundërshtonte vendimin e Agjencisë së Privatizimit të Kosovës për tërheqjen e aksioneve.
IndeksOnline ju sjell pamje:




