75 Mall Live Search
14:37 / E Hënë, 11 Tetor 2021 / B O

Ky është kancelari i ri i Austrisë, Kurz e uron dhe beson në të

Ish -ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, është betuar sot si kancelar i ri i vendit.

Schallenberg merr postin nga Sebastian Kurz, i cili dha dorëheqjen pas një hetimi për korrupsion.

Kurz u detyrua të jepte dorëqheqje pasi që Partia e Gjelbër e cila është në koalicion me Partinë Popullore Konservatore të Kurz (PVP), kishte kërcënuar se do të prishte qeverinë nëse Kurz nuk zëvendësohej.

Presidenti Alexander Van der Bellen mirëpriti Schallenberg në zyrën e presidentit dhe e uroj për detyrën e marrë, shkruan Indeksonline.

Van der Bellen gjithashtu konfirmoi Michael Linhart nga PVP si ministër i ri i jashtëm i Austrisë.

“Dua të falënderoj Alexander Schallenberg për gatishmërinë e tij për të marrë përsipër përgjegjësinë si Kancelar Federal, sepse ky hap siguron stabilitetin në vend. Ky ishte gjithashtu qëllimi im në këtë situatë të vështirë të ditëve të fundit. Në çdo rast, në funksionin tim si kryetar i partisë federale unë do të mbështes punën e qeverisë federale sepse është më e mira për njerëzit në vendin tonë. Një gjë është e qartë: Unë nuk jam një kancelar nën hije. Unë do të punoj në ditët në vijim për të siguruar një proces të rregullt” thuhet në reagimin e Kurz./Indeksonline/