Ky është kandidati i dytë për rektor në UP

Kandidati i dytë për pozitën e rektorit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” është Ermir Rugova.
Ai filloj prezantimin e tij me një fjali nga Naim Frashëri “Dhe drit’ e diturisë përpara e dona shtjerë” si dhe shprehi misionin dhe vizionin e tij nëse do të marrë pozitën e rektorit te UP-së.
“Në këtë frymë, misioni im do të jetë sigurimi i zhvillimit, përparimit dhe modernizimit të UP-së. Vizioni im është me fillu më ngritjen e kapaciteteve të Universitetit të Prishtinës.
Gjatë mandatit, synohet të punohet në 10 objektiva. Cilësia në mësimdhënie, buxheti dhe infrastruktura, integriteti dhe çështjet etike në publikimet shkencore, nxitja e hulumtimit shkencor dhe aktualizimi i instituteve, ndërkombëtarizimi i UP-së, qasja në internet dhe data-baza etj.”, deklaroi Rugova.
Përpara tij, prezantim bëri edhe kandidati But Dedaj./Indeksonline/