Ky është kandidati i PDK-së për kryetar të Degës në Gjilan
Flurim Arifi është kandidati që pretendon ta udhëheq Degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan.
Përmes një shkrimi ai është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Ai ka falënderoj Komisionin Lokal Zgjedhor dhe ekipin zgjedhor – monitorues nga Qendra, për përkushtimin e një procesi zgjedhor te rregullt e demokratik.
“Gjithë ky masovizim dhe entuziazëm i pjesëmarrjes në kuvendet zgjedhore të nëndegëve, është pasqyrim i punës së gjatë dhe aktivitetit në teren, i aktivistëve të devotshëm të PDK-së, për të cilët shprehi mirënjohje dhe konsideratën time të lart.

Prandaj, thërras të gjithë qytetarët e interesuar të komunës sonë, ish aktivistët dhe anëtarët e PDK-së ti bashkëngjitën “Dekadës së Re”, konceptit të ri politik; të besimit, zhvillimit dhe integrimit të vendit drejt botës së përparuar demokratike e perëndimore.
Duke qenë i vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë marrë në nëndegët e tyre, shfrytëzoj rastin t’i uroj një nga një, kryetarët e nëndegëve: z. Qëndrim Ibrahimi – Përlepnicë; z. Haxhi Kurti – Bresalc; z. Armend Rexhepi – Nd. II; z. Flamur Ramadani – Malishevë e Epërme; z. Kujtim Bajrami – Nd. XX; z. Izer Zeqiri – Nd. VII; z. Visar Hasani – Nd. XVII”, thuhet në shkrimin e Arifit.