75 Mall Live Search
11:29 / E Mërkurë, 18 Shtator 2024 / k.v

Ky është kandidati i vetëm që ka kaluar testin për drejtor të Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë (Dokument)

Nga katër sa ishin në garë për pozitën e drejtorit të Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë, vetëm një ka kaluar testin me shkrim.

Në njoftimin e publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) thuhet se Qëndrim Bytyqi është i vetmi që ka kaluar testin, transmeton IndeksOnline.

Bytyqi aktualisht është zv.drejtor në këtë departament.  

Në njoftim thuhet se kandidatët e pakënaqur me këtë njoftim, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare kanë të drejtë ankesë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës (KPMSHCK) në afat prej 30 ditësh./IndeksOnline/