Ky është komandanti i ri në stacionin policor në Podujevë

Deri më tani drejtor i Stacionit policor në Podujevë, ka qenë Bekim Zogjani. Mirëpo ai do të zëvendësohet nga një person tjetër.
Siç mëson IndeksOnline, bëhet fjalë për Isak Ejupin.
Po ashtu IndeksOnline mëson se ku do të vazhdoj karrierën e tij Zogjani.
Ai tashmë është emëruar zëvendëskomandant në stacionin policor në lagjen Dardania në Prishtinë.