75 Mall Live Search
15:33 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / Blerim

Ky është komenti i Duros pasi mposhti Prishtinën

Feronikeli ka triumfuar sot në ndeshjen e zhvilluar ndaj Prishtinës në stadiumin, “Rexhep Rexhepi”.

Me rezultatin 2:0, Nikli shënoi fitore të madhe përballë Prishtinës në kuadër të xhiros së 25’ttë në Superligë, shkruan IndeksOnline

Golat për Niklin i shënoi, Simonovski, i cili ishte edhe më i miri i kësaj ndeshje.

Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Feronikelit, Koldian Duro i cili tha se kjo fitore do t’i motivojë ata edhe më shumë.

“Rëndësi ka fitorja, ne e dimë brenda vetës tonë se sa të fortë jemi, sepse kjo është e dukshme për ata që ndjekin futboll. Këtë vit në ndryshim nga vitet e tjera, është një ligë shumë më e fortë. Ne jemi duke ndërtuar klub, fitore si kjo na japin shumë motiv për t’i treguar të gjithëve që neve mund të na vështiresojnë rrugen, por s’mund të na ndalin”, tha fillimisht Duro në ‘Art Sport’.

“Une e kam thënë edhe më herët, Feronikeli është një klub fitues, unë thjesht dua të fus eksperiencën time evropiane, ta çojme klubin përpara. Në tabelën tonë duhet të kishim më shumë pikë, të cilat unë e di pse na mungojnë, por e di edhe i gjithë opinioni. Unë jam shumë i qetë dhe i sigurt në aftesitë e mia, sepse stervis një grup fantastik lojtarësh”, vazhdoi Duro.

“Lladrovci është kapiteni ynë që ka ngritur tituj, ai ka një problem me muskujt e barkut që nga faza përgatitore, sot u kthye në bankinë dhe shpresojë që të japë kontributin siç e ka dhënë gjithmonë. Dua që klubi të vazhdojë kështu, sepse në mesjavë kemi një ndeshje tjetër ndaj Prishtinës në Kupë dhe duhet të jemi kaq preciz, që të arrijme atë që duam, e që është kualifikimi në Evropë”, perfundoi trajneri i Feronikelit.