14:38 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / Blerim

Ky është komenti i Ibrahimajt pas transferimit në Rusi

Sot dhe zyrtarisht, Ylldren Ibrahimaj ka firmosur kontratë me klubin rus, FC Ural.

Nga sot, sulmuesi kosovar do të vesh fanellën e klubit të ri, shkruan IndeksOnline

Ai pas transferimit tha se ndihet mirë që do të luajë në Ligën ruse.

“Jam shumë i lumtur që u transferova në Ural! Mezi pres që të luaj. Unë e di që RPL është një ligë e mirë e fortë me ekipe dhe lojtarë të fortë. Shpresoj se mund të bëj më të mirën në këtë kampionat”, tha Ibrahimaj.