Ky është komenti i Mourinhos pas ndeshjes me Liverpoolin!

Liverpooli e ka fituar takimin ndaj Tottenhamit me rezultatin final në 1:3, në një ndeshje që u zhvillua në kuadër të xhiros së 20’të në Premierligë.
Pas ndeshjes foli edhe tekniku Mourinho i cili tha se djelmoshat e tij u mundua dhe se në pjesën e parë ishin të mirë.
“Analiza ime është se kemi filluar shumë mirë, por ne gabuma ne mbrojtje dhe e pësuam”, tha fillimisht Mourinho.
“Kjo ishte loja për ne, ekipi në pjesën e parë ishte shumë mirë i organizuar, goli ishte një tjetër gabim në të njëjtën pozitë.
“Pjesa e dytë na u desh të bëjmë ndryshime, ne e humbëm Harry, duhet të ndryshojmë strukturën e ekipit. Minuta e parë, i njëjti gabim, goli i dytë. Reagimi i mirë, një tjetër gabim dhe gol.
“Ishte një ekip që luftonte kundër gabimeve të veta. Disa gabime individuale që i patë, ju mund t’i përsëritni dhe unë nuk mund të them më tepër se kaq”, tha “Special One”.