75 Mall Live Search
20:31 / E Martë, 13 Korrik 2021 / OSH

Ky është kontejneri ku u kapën 14 pakot me kokainë në Portin e Durrësit

Ky është kontejneri ku sot në Portin e Durrësit u sekuestruan 14 pako me kokainë. Operacioni u zhvillua mesditën e stome, ndërsa janë shoqëruar dy persona, porositësi dhe drejtuesi i kamionit që do merrte kontejnerin.

Kontejneri vinte nga Ekuadori dhe ishte i ngarkuar me banane. Burime policore nga ky operacion i thanë Top Channel se sasia e kapur sot ishte e fshehur në trupin e kontenierit pranë motorit të kondicionerit.

Paraprakisht, pasi ende policia nuk ka dhënë informacion zyrtar, dyshohet se ishin plot 11 kg e 650 gr drogë.


Kontenieri ka mbërritur në Portin e Durrësit dy ditë më parë nga Ekuadori dhe kamioni i përket një kompanie shqiptare.