75 Mall Live Search
09:50 / E Enjte, 27 Janar 2022 / AR

Ky është kosovari i ekstraduar nga Belgjika që kreu vrasje 10 vjet më parë dhe iku

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një kosovar në Belgjikë, i cili dyshohet për një vrasje të kryer në Junik para 10 vjetësh. I njëjti dje është ekstraduar në Kosovë.

Personi i kërkuar për vrasjen në Junik është 46-vjeçari, Bujar Demaj.

Policia e Kosovës më 10 janar të vitit 2020, e kishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“Mahalla Qok, Junik 16.05.2012 – 14:25. Me 26.01.2022 lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar i cili kishte bërë vrasje të rëndë dhe ishte arratisur nga Kosova. I dyshuari është arrestuar në Belgjikë dhe sot i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë./Indeksonline/