Ky është krijuesi i këngës së Arilena Arës
Mbrëmë u mbajt Festivali i 58-të i Këngës…, fitues i së cilës u shpall këngëtarja Arilena Ara me këngën “Shaj”.
Derisa e hedhim një sy se kush e ka punuar këtë këngë, e shohim se muzika është bërë nga producenti dhe muzikanti maqedonas Darko Dimitrov dhe Lazar Cvestkovski, shkruan Indeksonline.

Kemi vërejtur se kënga e Elvana Gjatës që zuri vendin e 2-të, është brohoritur shumë nga publiku dhe është mbështetur nga shumë emra të njohur që e kanë vlersuar këngën “Me tana” të Elvanës.
Kujtojmë se historikisht në festivalin Eurovizion shumë më shpesh kanë fituar këngët ritmike, e rrallë baladat, siç është kënga fituese e Festivalit të Këngës…, që do të na përfaqësojë në Eurovision 2020. /Indeksonline/