10:11 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ky është kryeqyteti botëror i njerëzve të shëmtuar

Piobbico është një qytet i bukur mesjetar, por më shumë është i njohur për “shëmtinë” e njerëzve që banojnë aty.

Që nga viti 1879, ky qytet ka qenë shtëpi e Club dei Brutti (Klubi i të Shëmtuarëve), një shoqatë, anëtarët e së cilës besojnë se bukuria e brendshme është më e rëndësishme sesa pamja fizike e një personi. Përgjatë brezave kjo shoqatë u rrit, dhe numëron më shumë se 30,000 anëtarë, shkruan Indeksonline.

Në vitin 2007, Piobbico zbuloi një statujë kushtuar njerëzve të shëmtuar në sheshin e qytetit.

Image result for Piobbico

Sot, është mjaft e lehtë për tu bërë pjesë e klubit. Seniorët duhet të gjykojnë dhe rendisin “shëmtinë” e anëtarëve të mundshëm – e cila mund të shkojë nga “e paspecifikuar” në “jashtëzakonisht e shëmtuar”.

Megjithatë, anëtarët e grupit nuk janë domosdoshmërisht të shëmtuar – klubi është më i përqendruar në festimin e bukurisë së brendshme të dikujt dhe të mos shqetësohen për atë që mendojnë të tjerët.

Piobbico është bërë i njohur si “kryeqyteti botëror i njerëzve të shëmtuar”. Tani, ideja e saj utopike ka lulëzuar në mbarë botën.

Në një botë ku pamja e jashtme bën që të keni vëmendjen maksimale, ky vend i Italisë po dëshmon të kundërtën./Indeksonline/