75 Mall Live Search
12:55 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Ky është kryeshefi i ri i Stacionit të Autobusëve

Sot është përmbyllur procesi i përzgjedhjes së Kryeshefit të ri të Ndërmarrjes Publike Lokale, “Stacioni i Autobusëve”.

Kandidati më i suksesshëm që ka marr këtë post është Luan Hoti, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Komuna e Prishtinës, ku thuhet se i tërë procesi ka qenë i organizuar mirë dhe transparent.

Njoftimi i Komunës së Prishtinës:

Përfundon me sukses zgjedhja e Kryeshefit të ri të NPL “Stacioni i Autobusëve

Është përmbyllur suksesshëm procesi i përzgjedhjes së Kryeshefit të ri të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”.

Bordi i Ndërmarrjes dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar vlerësuan se i tërë procesi ka qenë i organizuar shumë mirë, me transparencë të plotë, dhe janë përzgjedhur më të mirët. Edhe paneli vlerësues, edhe përfaqësuesit e Ambasadës, kanë radhitur njësoj kandidatët që janë intervistuar.

Si rrjedhojë, në fund të këtij procesi, më së shumti pikë mori kandidati Luan Hoti. Ai tashmë është zgjedhur Kryeshef i NPL “Stacioni i Autobusëve”.