75 Mall Live Search
23:12 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / Gj. Sh

Ky është kundërshtari i Ballkanit në play-off të Ligës së Konferencës

Ballkani ka arritur të kualifikohet në fazën play-off të Ligës së Konferencës, pasi ka mposhtur me penallti skuadrën nga Ishujt Faroe, KI Klaksvik.

Koha e rregullt mbaroi me rezultat 2-1 për skuadrën vendase, por falë fitores së Ballkanit në ndeshjen e parë, skuadrat shkuan në Extra Time, shkruan Indeksonline.

Pasi nuk ndryshoi rezultati, ndeshja u vendos nga penalltit, e më të sakt u tregua ekipi nga suhareka duke fituar 4-3.

Në play-off, skuadra e Ballkanit do të ndeshet me një ekip shqipëtar.

Bëhet fjalë për skuadrën nga Maqedonia, Shkupi, e cili u eliminua nga kualifikimet e Europa Ligës, nga skuadra irlandeze, Shamrock Rovers./Indeksonline/