75 Mall Live Search
22:17 / E Enjte, 14 Gusht 2025 / Gj Sh

Ky është kundërshtari i Dritës në play-offin e Conference League, e eliminoi javë më parë nga Championsi

Pavarësisht eliminimit nga Europa League, Drita aventurën në garat evropiane do ti vazhdoj në Conference League.

Kampioni i Kosovë do të luaj në play-off, ku do të përballet me skuadrën nga Luxenburgu, Diferdange, shkruan IndeksOnline.

Drita e njeh mjaft mirë kundërshtarin e radhës, pasi e eliminoi javë më parë në rrethin e parë kualifikues të Champions League, duke e mposhtur në të dy ndeshjet.

Në rast se arrin të kalon play-offin, Drita do të shkruaj historinë, duke marr pjesë për herë të parë në grupet e Conference League./IndeksOnline/