22:54 / E Premte, 25 Qershor 2021 / OSH

Ky është kundërshtari i Prishtinës në fazën e parë kualifikuese, sezonin e kaluar kanë luajtur kundër Barcelonës e Juventusit

Ekipi i Prishtinës arriti që sonte të fitoj 2:0 kundër Inter d’Escaldes, duke fituar kështu turneun para-kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Tash “bardh e kaltrit” në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve për kundërshtarët do ta kenë ekipin e Ferencvarosit, transmeton Indeksonline.

Vlen të kujtojmë që Ferencvarosi sezonin e kaluar ishte në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Atë në grup kishin ekipe si Barcelona dhe Juventusi.  Ndeshja e parë do të zhvillohet në Hungari me datën 6 korrik, kurse ndeshja kthyese do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” me datën 13 ose 14 korrik./Indeksonline/