75 Mall Live Search
22:09 / E Martë, 30 Korrik 2024 / Gj. Sh

Ky është kundërshtari i radhës i Ballkanit në Ligën e Konferencës

Ballkani është kualifikuar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës e eliminoi skuadrën malteze, Hamrun me rezultat të përgjithshëm 2-0, shkruan IndeksOnline.

Të udhëhequr nga Ilir Daja, Ballkani është në kërkim të kualifikimit në fazën e grupeve për herë të tretë radhazi.

Portokallezinjtë, në raundin e tretë për kundërshtar do ta kenë skuadrën nga Irlanda e Veriut, Larne.

Ballkani është takuar me këtë skuadër edhe vitin e kaluar, ku kishte fituar të dy ndeshjet, njërën me rezultat 4-1 dhe tjetrën 3-0./IndeksOnline/