Ky është liqeni artificial ku humbën jetën tragjikisht dy fëmijë në Milloshevë

Dy fëmijë humbën jetën tragjikisht sot në Milloshevë të Obiliqit. Të dy fëmijët që thuhet të jenë të moshës 9-11 vjeçar, ranë në një liqen artificial i cili ndodhet në këtë anë.
Në vendin e ngjarjes dolën ekipet emergjente, që edhe gjetën trupat e pajetë të tyre.
Indeksonline ka siguruar edhe fotografi të këtij liqeni artificial, që u mori jetën dy fëmijëve.

I pranishëm në këtë rast ishte edhe një fëmijë tjetër, por që për fat të mirë arriti të shpëtojë i gjallë.
Nuk janë dhënë detaje shtesë se si të njëjtit përfunduan në këtë vend, por që ky liqe artificial po përdorej për peshkim./Indeksonline/