Ky është llapjani që u kap me drogë në Serbi
Policia serbe ka arrestuar mbrëmë në Prokuplje një 23-vjeçar nga Podujeva.
Burime të IndeksOnline pohojnë se bëhet fjalë për Aldin Mehanin, i cili ishte duke udhëtuar në Serbi.
Gjatë rrugës, Aldini u ndal nga policia për një kontroll, kur në bagazhin e veturës së tij u gjetën afro 10 kilogramë drogë.
Burimet bëjnë me dije se Mehani është ndaluar për 48 orë, teksa nuk dihen detaje të tjera rreth rastit./IndeksOnline/

