Ky është lojtari më i mirë i muajit tetor te Arsenali
Lojtari i muajit tetor te Arsenali është zgjedhur Gabriel Martinelli, sipas klubit adoleshenti i tyre Brazilian e ka filluar muajin në formë të shkëlqyer, duke shënuar dy gola dhe duke bërë një asistim, në fitoren ndaj Standard Liege.
18 vjeçari gjithashtu ka lënë përshtypje të mira në mbrojtje veçanarisht në ndeshjen kundër Bournemouth.
Pas Martinellit vendin e dytë si lojtari i muajit e zuri Matteo Guendouzi kurse Nicolas Pepe në vendin e tretë./Indeksonline/.