75 Mall Live Search
11:34 / E Premte, 27 Dhjetor 2024 / G T

Ky është lojtari më i mirë në Zvicër në pjesën e parë të sezonit

Xherdan Shaqiri është futbollisti më i mirë i këtij gjysmësezoni në Superligën e Zvicrës.

Ish-lojtari i Kombëtares së Zvicrës me pesë gola dhe tetë asistime në 14 ndeshje, është zgjedhur më i miri i këtij gjysmësezoni, shkruan Indeksonline

“Ndikimi i tij është i madh”, thotë Sven Forster

Shaqiri ka shkëlqyer disa herë këtë sezon.

“Shaqiri pati një fillim të vështirë, por ai luajti ndeshje fantastike më pas. Sanchez është lojtar i mirë, por Shaqiri është më i miri”, tha Fabian Roch

Shaqiri la Chicago Fire për t’u rikthyer në futbollin zvicran, ku tashmë po kalon momente të bukura dhe gjatë këtij sezoni po synon titullin kampion./Indeksonline/