75 Mall Live Search
13:40 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / OSH

Ky është malaziasi i arrestuar në Sharban, për dy zagarë “u bë kurban”

Drejtoria e Policisë së Prishtinës ka arrestuar sot një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale vjedhje e rëndë, e cila dyshohet se ka ndodhur më 28.02.2025 në fshatin Sharban të Prishtinës.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se i arrestuari është Mladen Milloseviq, nga Mali i Zi.

Tërë sfidën dhe mundin e ka bërë për t’i vjedhur dy zagarë në oborrin e familjes Jusufi në fshatin Sharban të Prishtinës.

31-vjeçari malazias shtetas i Malit të Zi, në koordinim me prokurorin e shtetit, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/